Policia po e kërkon këtë grua të dyshuar për vjedhje

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë nga qytetarët për ofrimin e informative në lidhje me një grua të dyshuar për vjedhje.

Fotografia e të dyshuarës është bërë publike në mënyrë që të bëhet identifikimi i saj.

“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim i personit të dyshuar. Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. E dyshuara kërkohet për përfshirje në veprën “Vjedhje”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e saj, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:  Doktor Sherif Krasniqi kreu tri operacione dhe ra në komë