Policia për vrasjen e mbrëmshme: Dy persona të armatosur dhe maskuar kanë shtënë me armë zjarri

Një gjuajtje me armë zjarri ka tronditur mbrëmë Prishtinën, ku për pasojë mbeti një i vrarë dhe një i plagosur, raportoni Gazeta Sinjali.

Për rastin sot më shumë detaje ka dhënë Policia e Kosovës. Dy personat e dyshuar, thuhet se kanë qenë të maskuar.

“Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”.

Lexo edhe:  Shteti gjen produkte pa origjinë në lokalin në Malishevë ku u helmuan 100 qytetarë