Policia në Skenderaj arreston tre hajnat që vodhen në shtëpinë e Familjes së dëshmorit Rifat Mëziu
Ditë më parë i dha fund beqarisë djali i dëshmorit Rifat Mëziu, Leotrimi.
Por, gëzimi i familjes nuk zgjati shumë. Teksa po mbahej dasma, shtëpia e tyre u bë cak i hajnave dhe nga aty ata kanë vjedhur një pistoletë, një çantë me pajisje, stoli ari dhe para të gatshme, shkruan portali rajoni.org.
Lidhur me rastin rajoni mëson së pas hetimeve intensive policia dje ka identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar nën dyshimin se të njëjtit në bashkë veprim kanë kryer veprën penale të lartë cekur.
Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre si prova materiale janë sekuestruar : një pushkë gjysmë automatike, telefona personal dhe dëshmi tjera që mundë të lidhen me rastin.
Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje