Policia në aksion: Sekuestrohen 84 artikuj farmaceutik pa banderola

Policia e Kosovës ka njoftuar se me ndihmën e Inspektoratit Farmaceutik kanë sekuestruar barna në një barnatore të Prizrenit, të cilat ishin pa banderola.

Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Në raportin 24-orësh të shtunën është bërë e ditur se janë konfiskuar 84 artikuj me gjithsej 266 paketime të ndryshime medicinale.

Barnat ishin me origjinë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Lexo edhe:  Përleshje mes punëtorëve të shkollës “Naim Frashëri” në Podujevë, 58-vjeçari përfundon në pranga