Policia me aksionin e madh, nuk lëshon pe: I lidh 7 persona, kapen 4 armë

Operacioni “Goditja” i Policisë së Kosovës ka vazhduar edhe në qytetin e Pejës.

Në një komunikatë për media, policia ka bërë me dije se që nga data 11 gusht e deri më 14 gusht janë konfiskuar katër armë të zjarrit, dhe janë arrestuar shtatë persona

Ky plan i policisë po implementohet pas shtimit të rasteve të vrasjeve nëpër lokale.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejё, duke përfshirë tё gjitha njёsitet dhe Stacionet policore në zbatim të planit operativ “Goditja” nga data 11.08 deri me 14.08. 2023, po vazhdon me implementimin e planit operativ “Goditja” me detyra dhe aktivitete bazuar nё kёtё plan.

Kryesisht në zona ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate, tё cilat frekuentohen mё shumё nga qytetarёt, me qëllim ruajtjen e rendit e qetësisë publike.

Gjatё angazhimeve nё terren pёr periudhën kohore  katër (4) ditore janё realizuar:

Janё realizuar 170 patrulla policore
Janё realizuar 144 pika tё kontrollit tё automjeteve
Janё kontrolluar 792 vetura
Janё legjitimuar 679 persona
Janё kontrolluar 19 lokale tё ndryshme
Janё realizuar 17 pika kontrolli me radar dhe alkool test
Janё arrestuar 7 persona
Janё sekuestruar 17 copё municion
Janё sekuestruar 4 armë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, fton të gjithë qytetarët që tё bashkëpunojnë me Policinë, me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt për të gjithë qytetarët.

Lexo edhe:  E rëndë në Podujevë: Nëna e rrah vajzën 14-vjeçare dhe nuk e pranon në shtëpi