Policia: Mbi 1 mijë automjete kaluan nga targat ilegale në RKS
Mbi 1 mijë automjete janë regjistruar në RKS, duke i larguar përfundimisht targat ilegale.
Veton Elshani, ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriut, tha për Gazetën Express se ky numër i regjistrimeve u arritë për shtatë ditë pune, teksa shtoi se pritet që deri në fund të muajit të përfundojë procesi, duke u kthyer automjetet në targa legale.