Aksident i rëndë në Dragodan, raportohet për të lënduar

Një aksident i rëndë traifku ka ndodhur pak çaste më parë në lagjen Arbëria (Dragodan).

Indeksonline raporton se në aksident janë përfshirë katër vetura, ku njëra prej tyre është larguar nga vendi i ngjarjes.

Burimet fillestare bëjnë të ditur se nga ky aksident ka edhe disa persona të lënduar.

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje mbi rastin, por që akoma nuk ka pranuar përgjigje.

Më poshtë pamje nga aksidenti.

Lexo edhe:  “Diaspora shtylla kryesore e Kosovës”, i sjellin 633 milionë euro për vetëm 6 muajt e parë të këtij viti