Policia kontrollon serbët që po mblidhen në Gazimestan, largon bluzat provokuese e flamuj serb

Policia e Kosovës po kontrollon serbët të cilët kanë shkuar në Gazimestan, në afërsi të Obiliqit, për ta festuar Vidovdanin. Disa prej tyre ua larguan bluzat me mbishkrime provokuese dhe flamujt të Serbisë.

Ndër vite, Vidovdani është organizuar më 28 qershor në Gazimestan.

Vitin e kaluar, kjo festë nuk u lejua të mbahej në Gazimestan, duke e zhvendosur në Manastirin e Graçanicës “shkaku i situatës së sigurisë”.

 
Lexo edhe:  Policia e Mitrovicës kap shoferin që voziti 110 km/h në zonën 40, gjobit me 500 euro dhe një vit ndalim vozitjeje