Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi
Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar për një rast vjedhje, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tij
Rasti ka ndodhur në një market në rrugën “UÇK” në Gjakovë.
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, nëse kanë ndonjë informacion mbi identitetin apo vendndodhjen e të dyshuarit të paraqitur në fotografinë e publikuar, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt policor, qoftë përmes numrave kujdestarë të telefonit 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë), apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro policinë”.