Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët në identifikim e dy personave të dyshuar për vjedhje
Policia e Kosovës po kërkon ndihmë për bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e disa personave.
“Sektori i hetimeve të Kryeqytetit, me autorizime nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi”, thuhet në kërkesë.
Sipas kërkesës së PK-së, personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast vjedhjeve.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet ndër të tjera.