Policia kap një grup sirianësh në Skenderaj të cilët lëviznin ilegalisht

Policia ka kapur një grup sirianësh që lëviznin ilegalisht në Skenderaj.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Policia i ka ndaluar disa sirianë, pastaj ka ardhur Njësia e Migracionit prej Prishtinës dhe tani po merren me ta”, deklaroi ai.

Zahiti tha se nuk dihet numri i sirianëve, derisa më herët pati raportime në media se ka qenë një grup prej rreth 40 personash.

Lexo edhe:  Rregullat e reja: Policët duhet të deklarojnë të dashurat e tyre