Arrestohen pesë persona të dyshuar për vjedhje dhe vjedhje të rënda

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për disa vjedhje në Lipjan.

Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore gjatë vitit 2023.

Katër nga personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes dhe ndaj tyre po kryhen procedurat për së paku tri raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda.

Policia ka thënë se veprimet e mëtejme ndaj personave të dyshuar, të cilët janë përsëritës të veprave të natyrës së njëjtë, po ndërmerren në koordinim me prokurorin e shtetit.

Lexo edhe:  Të burgosurit e Dubravës bëjnë kontejnerë për qytetin e Istogut (VIDEO)