Policia jep detaje për rrahjen e nxënësve te gjimnazi “Hajdar Dushi” në Gjakovë

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Sot rreth orës 12:00 në qytetin e Gjakovës ka ndodhur një përleshje mes nxënësve shumë pranë hyrjes së gjimnazit ‘Hajdar Dushi’.

Në pamjet që i ka siguruar Gazeta Sinjali shihet se disa nxënës rrihen mes veti gjërsa pjesa tjetër e bashkëmoshatarëve i shikojnë ata.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj.

“Nga Spitali Rajonal në Gjakovë jemi njoftuar se një person mashkull i mitur ishte duke u trajtuar për shkak të disa lëndimeve të lehta trupore. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nga hetimet e para dyshohet se i njejti ishte përfshirë në një përleshje fizike në rrugën “UÇK”. Aktualisht jemi të angazhuar në kërkim të të dyshuarve. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurorit i shtetit, me vendimin e të cilit është inicuar rast “Lëndim i lehtë trupor”, tha Elezaj për Sinjalin.

Lexo edhe:  Ky është 74 vjeçari i arrestuar që dyshohet se e sulmoi seksualisht një të mitur në Prishtinë