Policia jep detaje për aksionin në rajonin e Gjakovës

Gazeta Sinjali pak më parë ka raportuar për një aksion policor që po zhvillohet në Gjakovë, ku po bastisen disa lokacione.

Këtë tashmë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha për Sinjalin se operacioni policor ka për qëllim parandalimin dhe luftimin veprimtarive kriminale të fajdesë.

Mund të konfirmojmë se Departamenti i Hetimeve përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar është duke e realizuar si vazhdimësi një operacion  policor, në rajonin e Gjakovës. Operacioni policor ka për qëllim parandalimin dhe luftimin veprimtarive kriminale të fajdes”, tha Kelani.

Lexo edhe:  Hoti: Sot rivarroset dëshmori Xheladin Kabashi, eshtrat e të cilit u identifikuan më 15 janar