Policia jep detaje për aksionin e sotëm në Prevallë

Një aksion i Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Doganën është zhvilluar sot në Prevallë.

Gazeta Insajderi raportoi me herët se aksioni është duke u zhvilluar për sekuestrimin e mjaltës që shitet atje.

Kryesisht bastisjet janë duke u kryere tek shitësit ambulant që janë vendosur me kioska në Prevallë për të shitur mjaltë.

Policia e Kosovës ka dhënë disa informacione lidhur me aksionin.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Baki Kelani ka thënë se operacioni është zhvilluar në disa lokacione në rajone të ndryshme.

Sipas tij, Operacioni policor ka për qëllim parandalimin dhe luftimin e kontrabandimit të mallrave dhe veprave tjera kriminale, ndonëse thotë se pas përfundimit të operacionit do të bëhen të ditura të gjitha detajet.

Policia e Kosovës, në këtë rast Departamenti i Policisë Kufitare nën asistimin e njësiteve relevante policore, është duke e realizuar një operacion të gjerë policor i cili përfshinë disa lokacione në rajone të ndryshme. Operacioni policor ka për qëllim parandalimin dhe luftimin e kontrabandimit të mallrave dhe vepravetjera kriminale. Pas përfundimit të operacionit pritet të bëhen të ditura detajet”, ka thënë Kelani

Lexo edhe:  Gjykata refuzon kërkesën për paraburgim ndaj xhudistit Akil Gjakova