Policia jep detaje: Kamioni goditi për vdekje një 56 vjeçar në Maxhunaj dhe iku

“Jepi zë” raportoi sot se në orët e pasdites ka ndodhur një aksident me fatalitet në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, gjegjësisht segementin rrugor në fshatin Magjunaj. Nga goditja e kamionit, aty ka mbetur i vdekur një person.

Policia Rajonale e Mitrovicës ka konformuar për “Jepi zë” se viktima është një 56 vjeçar, ndërsa vozitësi që dyshohet se e goditi atë, ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Nga informatat e para dyshohet që një kamion në lëvizje ka goditur këmbësorin (viktimën) m /k/sh, rreth 56 vjeçar, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Kamioni i cili shaktuar aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarje. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojn hetimet për aksidentin”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Rajonale, Avni Zahiti.

Video e momentit kur një person goditet për vdekje në magjistralen e Mitrovicës dhe lihet në rrugë, shoferi iku

Lexo edhe:  Raportohen të vjedhura dy vetura në Lipjan