Kërkohet ndihmë për shërimin e 16-vjeçarit Lum Broboniqi, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë

Familja Bordoniqi nga Gjakova po kërkon ndihmë për të mbledhur mjete financiare për shërimin e djalit të tyre Lumit.

16-vjeçari, Lum Bordoniqi, është diagnostikuar me sëmundjen “Ewing Sarcoma”, e cila në gjuhen popullore njihet si kanceri i eshtrave.

Familjarët kanë bërë të ditur se iu nevoiten 130 mijë euro për operacionin në të cilin duhet të bëhet transplanti i palcës.

“Diagnoza është konstatuar në Spitalin Turk Medical Park ku edhe gjindet për trajtim në pamundësi të mjeteve financiare nuk kemi mundësi që të vazhdojmë me mjekimin. Familja nuk i përballon shpenzimet dhe ju kërkojme që me mundësitë që keni si njerëz të vullnetit të mirë të na ndihmoni në këtë situatë të rëndë që gjindemi”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Prishtinasi nuk i bindet policit, madje e godet me veturë dhe e lëndon