Policia inicion katër raste në veri, ndalon disa persona dhe sekuestron mallra që ishin futur ilegalisht në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e veriut, ka zhvilluar disa patrullime në brezin kufitar për të parandaluar aktivitetet e kundërligjshme dhe krimet trans-kufitare.

Sipas njoftimit, më 14.09.2023 njësitet policore kufitare, në fshatin Bistricë, kanë arritur të identifikojnë, të ndalojnë dhe më pas të iniciojnë e të trajtojnë katër raste: dy prej tyre ’kalim i pa autorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare’ dhe dy raste të tjera ‘kontrabandim me mallra’.

Në rastin e parë bëhet e ditur se një automjet ngjyrë hiri me targa të Serbisë, me drejtues N.S., mashkull serb/kosovar, dhe pasagjer B.R., serb/kosovar, dyshohet se në Kosovë kishin hyrë përmes rrugëve ilegale dhe në mënyrë të paligjshme.

Policia ka njoftuar se në rastin e dytë është ndaluar automjeti ngjyrë e kaltër me targa të Serbisë, me drejtues V. M., mashkull serb/kosovar dhe pasagjer ishte S.J. serb/kosovar. Të njëjtit dyshohet se në Kosovë ishin futur përmes rrugëve ilegale dhe në mënyrë të paligjshme.

“Në rastin e tretë është ndaluar automjeti ngjyrë e verdhë me targa të Serbisë, me drejtues D. M.  mashkull serb/kosovar, pas kontrollit nga ana e policisë, është vërtetuar se i njëjti ishte duke transportuar mall, të cilin dyshohet se në Kosovë e kishte futur përmes rrugëve ilegale dhe në mënyrë të paligjshme”, thuhet në komunikatën për media

Lexo edhe:  Ndahen Getinjo dhe Vivi, ky veprim i tyre që ngjallë dyshime