Policia ia konfiskon 30 mijë euro të padeklaruara një shtetasi të Serbisë

Me datën 22.01.2023 rreth orës 00:28 Njësia Speciale Operative përderisa po realizonin një pikë kontrolli në fshatin Bistricë kanë ndaluar veturën Skoda ngjyrë e zezë me targa të huaja me vozitës M.R (2003) shtetas I Serbisë. Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur një sasi e konsiderueshme e të hollave në vlerë prej 30.870 euro të cilat personi i dyshuar i kishte të padeklaruara.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda i cili ka sygjeruar të inciohet vepra penale ‘’Mosdeklarim i pasurisë’’ dhe të konfiskohen të hollat.Personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e të gjitha dukurive negative dhe veprave penale në vend.

Lexo edhe:  Pejanit ia djegin dy vetura afër shtëpisë së tij, dëmi kap vlerën e mbi 20 mijë eurove