Policia i zë në flagrancë duke vjedhur dru në Zveçan, arrestohen 2 persona
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në komunën e Zveçanit, të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e pyllit”, shkruan “Jepi zë”.
Rasti është raportuar më 7 gusht, rreth orës 18:20, në Stacionin Policor në Zveçan.
Pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur dy persona me traktor dhe rimorkio të ngarkuar me dru të prerë në mënyrë të paligjshme.
Të dyshuarit janë identifikuar si E.B. (34 vjeç) dhe S.B. (42 vjeç). Ata janë arrestuar dhe intervistuar nga hetuesit policorë. Me urdhër të prokurorit të Shtetit, të dy janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën penale “Vjedhje e pyllit”.