Policia i arreston në flagrancë – Këta janë dy të dyshuarit që u kapën me drogë në Gjilan

Dje rreth orës 14:30 Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë në flagrancë dy person nën dyshimet për shitblerje të lëndëve narkotike, raporton Sinjali.

Të dyshuarit në momentin e arrestimit ishin në një veturë me targa vendore.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Bekim Dautin dhe Abdylaziz Sylën të cilët u kapën afërsisht me 4.5 gramë drogë dhe 8 mijë euro para të gatshme.

Lidhur me rastin, në koordinim me Prokurorinë Themelore, është kryer bastisje në disa lokacione, kurse me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Gjilan, arrestohen katër vetë për shitblerje të kokainës dhe heroinës