Policia gjuhet me gurë, derisa ishte duke sekuestruar veturën që bartnin drunjë ilegalisht

Policia gjuhet me gurë, derisa ishte duke sekuestruar veturën që bartnin drunjë ilegalisht

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka njoftuar se njësia policore ka sekuestruar një veturë me të cilën po kryhej transport ilegal i druve, shkruan Gazeta Metro.

Rasti ka ndodhur në Kaçanik.

Tutje në raportin e Policisë thuhet se para makinës tërheqëse kanë dalë dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe disa anëtarë të familjes së tyre duke penguar sekuestrimin e veturës dhe më pas duke gjuajtur me gurë.

Ndërsa, të dyshuarit më pas janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

“Fsh. Ivajë, Kaçanik 08.09.2023 – 13:20. Raportohet se derisa njësia policore ishte duke sekuestruar një veturë me të cilën po kryhej transport ilegal i druve, para makinës tërheqëse kanë dalë dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe disa anëtarë të familjes së tyre duke penguar sekuestrimin e veturës dhe më pas duke gjuajtur me gurë. Të dyshuarit më pas janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”.

Lexo edhe:  Xhensila Myrtezaj ndan imazhe tërheqëse nga xhirimet e klipit