Policia gjobit dy persona për gara të kundërligjshme në rrugën e Kamenicës

Policia e Kosovës ka gjobitur dy persona për gara të kundërligjshme në rrugën e Kamenicës.

Të njëjtit janë gjobitur dhe hequr pikë.

“Njësite Policore nga Stacioni Policor Gjilan të mërkurën në qytetin e Gjilanit rruga e Kamenicës kanë identifikuar dhe kanë marrë masa ligjore ndaj dy shoferëve të cilët janë takuar duke bërë gara shpejtësie me vetura, me të cilat veprime kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor“, thuhet në njoftim.

Policia njofton se ndaj dy kundërvajtësve veç e veç janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro, pesë pikë negative si dhe masa mbrojtëse e ndalim vozitjes së automjeteve me veprim motorik në kohëzgjatje prej 12 muajsh“

Policia ka bërë thirrje për respektim të rregullave.

“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, apelon policia.

Lexo edhe:  Gjest i mirë: Qytetari i gjen 850 euro, i dorëzon në polici