Policia gjen armë dhe municion në Leposaviq dhe Zveçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në Leposaviq ka gjetur dy pushkë gjuetie dhe fishekë.

Ndërsa në Zveçan një person ka dorëzuar në stacion policor dy armë gjuetie dhe një revole pa fishekë.

Raporti i policisë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

· Leposaviq / 27.05.2024 – 12:00. Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë për të cilat i dyshuari nuk kishte leje. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Zveçan / 27.05.2024 – 10:20. I dyshuari mashkull kosovar ka dorëzuar në stacion policor dy armë të gjuetisë dhe një revole pa fishekë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Leposaviq / 27.05.2024 – 12:00. Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, dy karikatorë dhe 115 fishekë për të cilat i dyshuari nuk kishte leje. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  ShSKUK del me njoftim rreth vdekjes së 4-vjeçares, tregon për gjendjen e saj kur arriti në Prishtinë