Policia e Serbisë thotë se Faton Hajrizi iku përmes në fushe me misër

Asistent Drejtori i Policisë së Serbisë, Dragan Vajisleviq, duke folur në RTS për rastin e djeshëm ku një polic serb u vra dhe një tjetër u plagos nga (ende dyshohet) Faton Hajrizi, ka thënë se ky i fundit ka arritur të kapërcejë në një fushë misri që ka qenë terren krejtësisht i pa qasshëm, ku edhe ka pasur një hapje në një gardh drejt lumit Drina.

Ka një kaçube, një arë me misër, një terren i paarritshëm, aty ka kaluar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, tha ndihmësdrejtori i policisë, duke shtuar se shoferi tha se nuk e dinte se ku ka ikur i dyshuari.

Patrullat nga Departamenti i Policisë së Shabacit, patrullat e Policisë Kufitare Serbe, Njësia Speciale Antiterroriste, Njësia e Helikopterëve, anëtarët e Departamentit të Policisë Kriminale dhe Detashmenti i Xhandarmërisë së Novi Sadit janë në terren, tha ai.

Ai sqaroi se terreni është i tillë që sapo del nga rruga, vetëm pak metra më tutje janë arat me misër që shtrihen për hektarë, ku misri tashmë është mbi dy metra i lartë.

Në tre metra nuk shihet asgjë, shtoi Vajisleviq.

Kemi kontrolluar vazhdimisht të gjithë terrenin dhe tani po e kërkojmë atë terren me forca të forta. Jam i bindur se do të gjejmë autorin e këtij akti dhe se ai do të gjykohet sipas ligjit”, tha Vajisleviq

Lexo edhe:  Shqipëri: U zunë për një lopë, qëllon me armë komshiun