Policia e Serbisë “kidnapon” 3 policë të Kosovës në kufirin në Jarinje
Pjesëtarët e njësive speciale të policisë serbe kanë “kidnapuar” sot tre policë të Kosovës.
Mësohet se tre policët kanë përfunduar në duart e Policisë serbe, shkruan “Jepi zë”.
Siç raporton Novosti, aksioni i Policisë serbe ishte aksion special i koordinuar.
Novosti thotë se edhe presidenti Vuciq është i njoftuar.
Deri tash nuk ka asnjë informacion zyrtar nga institucionet e Kosovës.