Policia e Pejës kërkon ndihmë për arrestimin e këtij personi

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

I dyshuari është i kërkuar për veprën penale: “Lёndim i rёndё trupor”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Lexo edhe:  Ky është 29 vjeçari që dyshohet se vrau mbrëmë babanë e gruas së tij – kjo e fundit para disa ditësh e kishte raportuar të zhdukur në polici