Policia e Kosovës zbulon sera me kanabis, arrestohen 3 persona
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia Gjilan, në koordinim e bashkëpunim me institucione tjera të sigurisë, arrijnë të loklizojnë një plantacion me rreth 500 bimë të llojit kanabis sativa në një fshat të rajonit të Gjilanit.
Këto bimë ishin të mbjella në katër sera dhe ishin në një fazë të mirë zhvillimi.

Lidhur me rastin është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë dhe dëshi tjera, janë arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët me aktvendim nga prokurori dërgohen në mbajtje për 48 orë.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti përfshirë shkatrrimin e lëndëve do të bëhet në koordinim me këto organe.