Policia e Kosovës shkatërron sot armët e konfiskuara

Policia e Kosovës sot do të organizojë shkatërrimin e armëve të konfiskuara gjatë aksioneve të ndryshme për zbatimin e ligjit.

Bëhet e ditur se pjesëmarrës aty do të jenë personalitete të larta nga Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe partnerë ndërkombëtarë.

Organizimi nis në ora 09:00 në fshatin Prelez, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Lexo edhe:  Avokati: S’ka faj Veseli që Prokuroria ka 300 dëshmitarë e 18 mijë faqe, s’ka më prova për paraburgimin