Policia e Kosovës sekuestron 12.3 gram marihuanë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Arkitekt Karl Gega” në Prishtinë ka gjetur një sasi të konsiderueshme të substancave narkotike.

Raportohet se janë gjetur në tokë 9 qese me peshë totale 12.3 gram me substancë narkotike e llojit marihuanë.

Substancat narkotike janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar

Lexo edhe:  “Kam qëlluar në drejtim të një droni”- Deklarata e policit që mbeti i plagosur bashkë me Afrim Bunjakun në Banjskë