Policia e Kosovës prezanton pajisjet e reja të trafikut – ‘Patrulla inteligjente’

Policia e Kosovës ka prezantuar projektin “Patrulla inteligjente”, të cilat do të jenë nën funksion dhe posedimin e Policisë për identifikimin e kundërvajtësve në trafikun rrugor.

Sipas njoftimi, me anë të implementimit të këtij projekti do të ngriten kapacitetet operative, profesionale dhe teknologjike.

Përmes kësaj, Policia ka thënë se synohet të ngritet siguria në shumë aspekte por me theks të veçantë siguria rrugore.

Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti në një konferencë për media ka thënë se problemet në komunikacion po i përcjellin vazhdimisht, prandaj kanë ardhur në një përfundim që të implementojnë këtë projekt.

“Nga sot në rrugë do të jenë mjete që do të identifikojnë kundërvajtësi. Identifikimi do të bëhet nga pajisjet teknike. Ne ende do të bëjmë ndalime siç kemi bërë deri më sot, mirëpo do të vie koha kur nuk do të ketë më nevojë për ndalime pasi përmes pajisjeve teknike do të identifikohen kundërvajtësit dhe gjoba t’i shkojë kundërvajtësit”, ka thënë Mehmeti.

Tutje ai ka shtuar se bënë apel tek të gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes të shtuar.

Mehmeti ka treguar se shtetet e rajonit përmes pajisjeve të njëjta kanë arritur t’i identifikojnë 5 deri në 8 mijë kundërvajtje në ditë.

“Ditët e para do të jemi më tolerantë, por kur teknologjia do të lidhet me data-bazën asnjë gjobë nuk do të kthehet më”, tha Mehemti.

Sipas drejtorit, numri i automjeteve nuk është i përcaktuar, ai tha se do të ketë automjete aq sa ka nevojë dhe do të jenë në çdo pjesë të territorit të Kosovës, përfshirë këtu edhe zonën veriore të vendit.

“Veturat do të jenë në çdo pjesë, në veri, lindje e jug. Në çdo qytet, në fshatra. Do të jenë edhe në komunat veriore të Kosovës”, tha Mehmeti duke shtuar se “Policët janë të tranjuar nga kompania që i ka prodhuar këto pajisje”.

Lexo edhe:  Lajm i mirë| Sot ekzekutohen pagesat për këto kategori

Mehemeti u pyet edhe për shumën që kushtuan këto pajisje.

Ai tha se nuk mund të japë ndonjë shifër.

“Kanë kushtu mjaftë, mirëpo jeta e njeriut është më e shtrejtë. Gjithçka që blihet me para dhe shpëton jetën e njeriut nuk është shumë. Nuk mund të jap shifër”, tha ai.

Në anën tjetër, drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, Jeton Rexhepi tha se planifikojnë që të shtojnë numrin e këtyre pajisjeve.

“Ne planifikojmë që numri i këtyre pajisjeve në të ardhmen të rritet”, tha ai.