Policia e Kosovës konfiskon në Bërnjak mbi 3600 kilogram material piroteknikë në vlerë rreth 7 mijë euro

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë në kuadër të Policisë Kufitare në vazhdën e aktiviteteve për luftimin e veprave të kundërligjshme, e në veçanti kontrabandës së kufirit, me datë 02.04.2024, në fshatin Bërnjak në një objekt (ish fabrikë) ka identifikuar disa automjete ku në njërin nga to ka pasur dyshime për materiale ilegale.

Njësitet policore kanë ndërmarr veprimet e kontrollit dhe kanë vërejtur se brenda një kamioni me targa serbe kishte të ngarkuar disa kuti me mjete të ndryshme të dyshuara si mjete piroteknike sasia e të cilave vlerësohet të jetë 3.681 kg.

Lidhur me rastin janë njoftuar dhe kanë dal në vendin e ngjarje të gjitha njësitet relevante të PK-së përfshirë njësinë e antiterrorit, forenzikës, hetimet rajonale, K9 dhe Njësia për menaxhimin e mjeteve eksplozive, të cilat janë marrë me procedurat e nevojshme.

Kamioni së bashku me ngarkesën janë konfiskuar dhe janë derguar në terminal doganor për procedura të mëtejme ligjore nga autoritetet.

 

 

Lexo edhe:  Rrahje brutale afër Spitalit të Vushtrrisë, disa persona u bën “kërrsh” sot