Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuare për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një gruaje e cila dyshohet për vjedhje.
Sipas njoftimit të Policisë, njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarës apo vendndodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Që nga janari deri në gjysmë të prillit, 840 mijë udhëtarë kaluan përmes ANP “Adem Jashari”