Policia e Kosovës fuqizohet me automjete të blinduara dhe autoblinda

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është pajisur me automjete të blinduara dhe autoblinda të reja.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Policia ka publikuar pamjet e këtyre automjeteve.

“Policia e Kosovës, do të vazhdojë planifikimet e saj për ngritje të kapaciteteve të burimeve njerëzore, logjistike e të teknologjisë, me qëllim që në mënyrë sa më profesionale të përmbushë me sukses misionin dhe vizionin e sajë në ofrimin e sigurisë dhe ruajtjes së rendit kushtetues”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Policia e Kosovës po fuqizohet edhe me pajisje policore shtesë

Prishtinë, më 3 tetor 2024

Policia e Kosovës (PK), në kuadër të planifikimeve afatgjate dhe objektivave të parapara strategjike, për ngritje të kapaciteteve të vazhdueshme të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike e teknologjike, parasheh që përmes realizimit të trajnimeve policore, furnizimit me pajisje logjistike e teknologjike për njësi të ndryshme policore, të mundësohet kryerja e detyrave dhe autorizimeve policore në mënyrë sa më efikase dhe efektive në interes të qytetarëve dhe vendit.

Policia e Kosovës, që nga themelimi i saj e deri më sot konform zhvillimeve dhe nevojave policore, ka planifikuar edhe furnizimin me pajisje policore, përfshirë furnizimin me automjete, të cilat shërbejnë si mjete bazë për përmbushjen misionit të PK-së.

Përveç furnizimit me automjete të rregullta patrulluese, Policia e Kosovës konform procedurave të parapara ligjore tani është furnizuar edhe me disa automjete policore të blinduara dhe disa autoblinda, të cilat shërbejnë për nevojat e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës, do të vazhdojë planifikimet e saj për ngritje të kapaciteteve të burimeve njerëzore, logjistike e të teknologjisë, me qëllim që në mënyrë sa më profesionale të përmbushë me sukses misionin dhe vizionin e sajë në ofrimin e sigurisë dhe ruajtjes së rendit kushtetues.

Lexo edhe:  Arrestohet ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici