Policia e kap në flagrancë fajdexhiun, ia zë paratë në xhep

Policia e Kosovës ka arrestuar në flagrancë një person të dyshuar për veprën penale të fajdes në qytetin e Prizrenit.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni është zhvilluar më 06.08.2025 nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Prizrenit me mbështetje edhe nga njësi të tjera relevante.

“Policia e Kosovës, respektivisht Sektori Rajonal i Hetimeve/DRP- Prizren në mbështetje edhe të njësive tjera relevante, ka zhvilluar një operacion policor i cili ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të të dyshuarit mashkull kosovar për veprën penale Fajde”- thuhet në komunikatë.

Lexo edhe:  Haliti: Terroristët planifikuan t’i vrasin disa civilë, pastaj Serbia do të hynte me ushtri në veri