Policia e fshin postimin për shpalljen në kërkim të një gruaje për vjedhje

Policia e Kosovës sot paradite ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarës për një rast të vjedhjes.

Sipas policisë, rasti kishte ndodhur në prill të 2024-ës.

Ndërkaq, pas disa orësh Policia e Kosovës e ka hequr nga Facebook-u i tyre zyrtare fotografinë dhe komunikatën për personin e dyshuar.

Madje edhe kaq orë pas largimit të komunikatës së tyre, nga Policia nuk janë përgjigjur për një sqarim rreth këtij postimi.

Komunikata e plotë e Policisë që më pas u fshi pa dhënë asnjë sqarim:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

E dyshuara kërkohet për një rast të vjedhjes që ka ndodhë në muajin prill 2024.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Lexo edhe:  Po vijnë temperaturat minus, meteorologët parashikojnë motin për ditët e ardhshme