Policia e dënon mërgimtarin e Zvicrës me 300 euro dhe 3 pikë negative, në zonën 40 km/h voziti 119 km/h

Policia e Kosovës ka gjobitur një mërgimtar nga Zvicra i cili nuk ka respektuar shpejtësinë e lejuar.

Në pikën e kontrollit të automjeteve në Pozheran të komunës së Vitisë, mërgimtari në zonën e lejuar 40 km/h, u kap nga Policia me shpejtësi 119.

Komunikata e policisë:

Njësite policore nga Stacioni Policor Viti në pikën e kontrolli të automjeteve në fshatin Pozheran të komunës së Vitisë, kanë hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzetë (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e nëntëmbëdhjetë (119) km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

Lexo edhe:  Pamje nga Veriu: Nis bllokimi i rrugëve me kamionë