Policia e dënon me 150 euro dhe marrje patenti një grua që tejkaloi me BMW në anën e djathtë
Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka njoftuar se ka ndëshkuar një shofere 50 vjeçare për tejkalim të automjeteve nga ana e djathtë, një shkelje e rrezikshme e rregullave të trafikut.
Shoferja me inicialet S.S është dënuar me gjobë prej 150 euro, 1 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit për 3 muaj.
Siç njofton Policia, videoja e tejkalimit ishte publikuar më parë në një portal me video-inçizim.
“Ngjarja ka ndodhur më 28.07.2025, në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, përkatësisht në afërsi të qendrës tregtare “Bau Market”, ku shoferja S.S. (50 vjeçe), me veturën BMW me targa vendore ka kryer tejkalim të automjeteve nga ana e djathtë, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik”, njofton PK.