Policia deklarohet për kamionin ushtarak serb që u ndalua sot në Runik
IndeksOnline më herët ka raportuar rreth një ngjarje në fshatin Runik të Komunës së Skenderajit.
Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline një kamion dyshohet se po barte një mjetë ushtarakë.
Ndërsa, Policia e Kosovës ka deklaruar se kamioni transportues më targa të Serbisë po transportonte një “kamion të vogël” pa dokumentacione.
I njëjti është dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë, bën të ditur nga PK-ja për IndeksOnline.
“U njoftojmë se sot Njësia e Trafikut Rajonal Mitrovicë, në fshatin Runik ka ndaluar një kamion transportues me targa të Serbisë i cili transportonte një kamion të vogël pa dokumentacion dhe në mungese te dokumentacionit përkatës është dërguar në terminalin doganor Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Më poshtë gjeni pamjet e kamionit teksa bartë një kamion të vogël ushtarak.