Policia austriake kap 61 kilogramë drogë, ia gjetën një tregtari nga Serbia

Një njësi speciale e policisë vjeneze ndërpreu dorëzimin e një kilogrami droge dhe me këtë rast arrestoi një tregtar 55-vjeçar nga Ballkani dhe një 30-vjeçar austriak, i cili ishte blerës droge.

Pas arrestimit, pjesëtarët e forcave speciale për luftimin e krimit në rrugë kontrolluan banesën e tregtarit nga Ballkani, ku gjetën edhe 60 kilogramë marihuanë dhe një shumë të madhe parash.

Përveç 60 kilogramëve marihuanë, policia gjeti edhe katër gramë kokainë dhe gati 30 mijë euro.

Menjëherë pas kapjes, tregtari nga Ballkani ka rrëfyer gjithçka, raporton Nezavisne Novine. Ai u dërgua menjëherë në burg me urdhër të Prokurorisë Publike të Vjenës.

Disa media austriake thonë se ai është shtetas i Serbisë 55-vjeçar.

Lexo edhe:  Paralajmërohet kallëzim penal kundër Fadil Nurës për keqpërdorim të detyrës zyrtare