Policia asiston në rrëzimin e objektit të nisur për xhami në Shkabaj
Policia ka asistuar inspektorët komunal në objektin në të cilin u nis si xhami një xhami në fshatin Shkabaj të Prishtinës.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha për Gazetën Insajderi se një person është shoqëruar në Polici.
Ahmeti tha se personit të shoqëruar në Polici i është shqiptuar gjobë, pasi ka penguar zyrtarët e komunës.
“Policia ka asistuar inspektorët komunal. Për detaje adresoni pyetjet në komunë, ndërsa sa i përket pjesës policore për shkak të pengimit të zyrtarëve të komunës një personit është shoqëruar në stacion policor dhe i është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, tha Ahmeti.