Policia arreston serbin Dalibor Spasic, sulmoi gazetarin në Zveçan

Është arrestuar serbi Dalibor Spasic, për sulmin ndaj gazetarit Burim Zariqi.

Ai kishte sulmuar gazetarin në Zveçan teksa raportonte, shkruan “Jepi zë”.

Lajmin e ka konfirmuar ministri Xhelal Svecla.

Njoftimi i Svecles:

Sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje edhe një sulmues i gazetarëve në veri, krimineli Dalibor Spasic.

Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës.

Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dijnë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste.

Lexo edhe:  Dalin detaje të reja: Vëzhguesja britanike, pjesë e grupit kriminal që dyshohet se mori pjesë në vrasjen e biznesmenit shqiptar