Policia arreston një person në mes të rrugës, mësohet arsyeja
Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë.
Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.
Edhe sot në qytetin e Prizrenit rreth orës 15:30 Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohej për dhunë në familje.
I dyshuari ka marr automjetin dhe është larguar nga shtëpia, ndërkaq Policia e ka lokalizuar atë dhe ka arritur ta arrestojë. Ai aktualisht gjendet në stacion policor dhe po intervistohet.