Policia arreston menjëherë personin që dyshohet se plagosi 11 dhe 31 vjeçarin

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur sot se rreth orës 15:19 ka pranuar informacion se në fshatin Drajkovc të Shtërpcës janë plagosur dy persona njëri 11 vjeç dhe tjetri 31 vjeç.

Siç potencon policia, plagosja ka ndodhur nga arma e zjarrit nga person apo persona të panjohur të cilët kishin qenë duke lëvizur me automjet të udhëtarëve në rrugën nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intenzive hetimore , grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar.

I dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime tjera hetimore.

Lexo edhe:  Vërshimet e frikshme në Pejë, vdes një fëmijë