Policia arreston katër hajna, po kryenin vjedhje në vazhdimësi

Në qytetin e Lipjanit janë arrestuar disa persona thuhet në njoftimin e fundit ditor të Policisë së Kosovës.

Ata dyshohet se në vazhdimësi kanë kryer disa vjedhje.

Të dyshuarit janë intervistuar, dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar katër te dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale në vazhdimësi duke kryer  disa raste te vjedhjeve. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:  Qeveria ndan 10 milionë euro për skemën e re / Kush janë përfituesit?