Policia arreston dy serbë për vjedhje në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy serbë në Mitrovicë të Veriut, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”.
Sipas policisë, të dyshuarit dyshohet se kanë vjedhur para në një objekt fetar, i cili ndodhet në rrugën “Qeta e Minatorëve”.
“Pas arrestimit, personat e dyshuar janë intervistuar dhe kanë pranuar kryerjen e veprës penale. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është caktuar masa e ndalimit për të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit M.S. (2007) është ndaluar për 48 orë si dhe D.R. (2008), i mitur, është ndaluar për 24 orë.
Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

