Policia arreston dy persona në Gjilan, u kapën me sasi të madhe të drogës

Dje rreth orës 14:30 Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë në flagrancë dy person nën dyshimet për shitblerje të lëndëve narkotike, raporton Sinjali.

Të dyshuarit në momentin e arrestimit ishin në një veturë me targa vendore.

Lidhur me rastin, në koordinim me Prokurorinë Themelore, është kryer bastisje në disa lokacione, kurse me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë konfiskuar:

substancë narkotike e dyshuar për heroinë në peshë 537.8 gr. dhe vlerë rreth 8000 euro,

substancë narkotike e dyshuar si marihuanë në peshë të përgjithshme 3. 36 gr.,

dy telefona celularë, si dhe një veturë.

Lexo edhe:  Përplasen gjermani dhe britaniku që ishin në UÇK, njëri i kërkon tjetrit “t’i qërojnë hesapet” në debat televiziv