Policia aksion në lokalin dhe shtëpinë e Ridvan Muharremit, i përfshirë në skandalin e vajit

Sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës ka filluar një aksion në shtëpinë e Ridvan Muharremit.

Ky aksion është nisur për tu zbardhur rasti i Muharremit i cili është akuzuar për keqpërdorime të shumta si dhe është i përfshirë në skandalin e aferës së “vajit”.

Ende nuk janë dhënë detaje në lidhje me këtë aksion tek shtëpia e personit të njohur si Ridi që mban edhe restaurani “bukë e kripë e zemer”.

Lexo edhe:  Për herë të parë që nga viti 2002 kur hyri në Shqipëri, 1 euro vlen më pak se 100 lekë