Polici serb arrestohet sapo kalon kufirin në Kosovë, iu gjetën 200 plumba në veturë

Një shtetas serb nga Novi Pazari me inicialet S.R., i cili dyshohet se është pjesëtar i Policisë së Serbisë, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në kufirin në Bërnjak, shkruan “Jepi zë”.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të pasdites.

Gjatë kontrollit të veturës së tij, policia ka gjetur 200 fishekë dhe një dokument identifikimi që dëshmonte se personi është pjesëtar i Policisë së Serbisë.

Personi është ndaluar menjëherë dhe është dërguar për në stacionin policor për procedura të mëtejshme hetimore.

Policia e Kosovës nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare për rastin.

Lexo edhe:  Një femër ikë nga shtëpia në Skenderaj, familja raporton rastin në polici