Polici kosovar e fiton edhe medaljen e artë në Lojërat Evropiane, ia dedikon heroit Afrim Bunjaku

Rreshteri i policisë së Kosovës, Anton Cena e ka fituar medaljen e artë në not në Lojërat Evropiane për policë, doganierë, korrektues dhe zjarrfikës.

Cena këtë medalje ia dedikoi heroit të ri të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra nga terroristët serbë me 24 shtator në Banjskë të Zveçanit derisa ishte në krye të detyrës.

Ky është një sukses tjetër i Cenës, i cili e ka dëshmuar veten si një sportist i madh.

Reagimi i tij i plotë:

Tani në Spanje përfundoj disciplina e fundit në lojërat e 9-ta evropiane për policë, doganierë, korrektues dhe zjarrëfikës dhe në kuadër të kēsaj gare përveç medales së artë në Judo, Ju Jitsu, arrita të marr edhe një medale të argjendtë në BJJ pa judogi.

Mirëpo me e mira dhe më e dashura për mua është e arta që e fitova sot ne 2000 m ne ujëra të hapor.

Kjo medale i dedikohet Heroit tonë qe dha jeten në mbrojtje te Repoblikës së Kosoves.

E arta për Heroin e artë Afrim Bunjakun.Jam shumë i lumtur që përveç pjesëmarrjes në një garë te këtyre institucioneve , arrita të marr 4 medale me të cilat Policia e Kosovës është bërë e njohur fale pjesëmarrjes sime dhe rezultateve të shkëlqyera nga viti 2000.

Neve si polici e re që jemi ende në zhvillim na duhen sa më shumë pjesëmarrje dhe fitore në nivel ndërkombëtar nga të gjitha fushat, që ta dëshmojmë para botës se jemi popull inteligjent, punētorë, bashkëkohorë sepse kemi ende shumë nevojë të promovohemi botërisht me vlera dhe cilësi në këso lojëra botërore.

Mos harroni që atdhedashuria bëhet me zemër dhe shprehet me vepra të mira. Secili nga ne mund të bëjë për atdheun në fushën që ai gjendet. Të gjithë nga pak, e bëjmë shtetin e fortë.Ju do shumë,Kampioni që gjithçka nga vetja, kurrë nuk iu duk mjaft për atdheun!

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ky është personi që vdiq tragjikisht në pishinën në Istog

Ambasador nuk akreditohesh po bëhesh me rezultate dhe të arritura ne sport në nivel ndërkombetar.

Faleminderit shumë Policisë së Kosovës që më mbështeten për ti përfaqësuar në këtë garë Evropiane të Policisë, Zjarrfikësve dhe Korrektuesve.